Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, teksa u deklarua sot para mediave e ka quajtur uzurpator Albin Kurtin.
Ai pak para se të hynte brenda në Kuvend tha se VV-ja nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm dashurinë për pushtetin.
“VV-ja nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm pushtetin. Ne duhet të gjejmë rrugë demokratike. Nuk ka vullnet në formën që e imponon Kushtetuta, rregullorja e punës së Kuvendit. Ardhja e 40-të tregon që uzurpatori i ndërtesës që është përballë, është dëshira që ai të qëndrojë në atë ndërtesë”, tha ai.
The post Zemaj e quan uzurpator Kurtin: ‘VV-ja e njeh vetëm dashurinë për pushtet’ appeared first on GazetaBlic.