Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Ngërçi politik, OVL-UÇK bën thirrje për përgjegjësi shtetërore

admin, July 1, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e së hënës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian, që po mbahet në Shkup.

Ky takim është cilësuar nga Ahmeti si “vëllazëror”, duke theksuar se mbështetja e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është e pakushtëzuar. Gjithashtu, ai ka bërë të qartë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë gjithashtu pjesë e kësaj rruge të pakthyeshme drejt Bashkimit Europian.

Ahmeti ka përshkruar diskutimin si një bisedë të thellë politike, ku janë prekur çështje të rëndësishme për të dyja vendet, mes të cilave kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe nevoja për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces. Diskutuam për:Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;Marrëdhëniet ndëretnike në vend; Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane”, ka shkruar Ahmeti.

The post Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes