Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur në hapjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ajo duke folur për hapjen e tre kapitujve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për gjashtë muaj ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për siç tha ajo ndikim në procesin e zgjerimit.
“Nëse vazhdojmë kështu do të mund t’i hapim gjithë kapitujt këtë vit dhe siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitujve të fundit”, tha Kos.
Ajo mes tjerash foli edhe për rrugën evropiane të Kosovës.
“Zotëri Kurti, ju keni shpenzuar shumë energji në procesin e aderimit në BE”, deklaroi zyrtrja e lartë evropiane në samitin që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
The post Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, e përmend edhe Kosovën appeared first on GazetaBlic.