Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Nis samiti në Shkup, Kurti prezent – mungon Vuçiq

admin, July 1, 2025

Sot është vendosur gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok.

Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës një ditë më parë bëri të ditur se investimi në fjalë është përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët”, thuhet ne njoftim.

The post Vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes