Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetuesës, por LVV s’po reflekton

admin, July 1, 2025

Naim Jakaj nga IKD ka komentuar mbi situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë institucionale nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai për GazetaBlic ka theksuar se qytetarët presin që përfaqësuesit e tyre të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm.

“Kur qytetarët votojnë në zgjedhje të reja, ata presin që përfaqësuesit që kanë zgjedhur do të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe do të punojnë për interesin e përgjithshëm. Deputetët, si përfaqësues të popullit, janë të detyruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e Kuvendit, dhe mbi të gjitha, në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”, tha Jakaj.

Sipas Jakajt, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, vendi do të përballet me një krizë të thellë.

Ai shtoi se kjo situatë do të sjellë një bllokadë të rrezikshme, që nuk ka asnjë mundësi ligjore për t’u zgjidhur.

“Gjykata e ka bërë të qartë se, në mungesë të Kuvendit të konstituuar, nuk mund të ketë zgjedhje të reja dhe as veprime të tjera institucionale. Me fjalë të thjeshta: shteti ngec, dhe nuk ka asnjë rrugëdalje ligjore për të zgjidhur këtë bllokadë”, tha Jakaj.

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet e dështuara për konstituimin e Kuvendit janë rezultat i mungesës së vullnetit politik dhe përpjekjeve për të bojkotuar punën e Kuvendit.

Sipas tij, kjo është një shenjë e një mungese serioze të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

“Deputetët nuk janë zgjedhur për ta bojkotuar punën, por për ta nisur atë. Prandaj, çdo zvarritje është dëm për besimin publik dhe funksionimin demokratik”, tha ai.

Në fund, Jakaj theksoi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në kalimin nga rendi demokratik në kaos institucional.

“Mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është shenjë serioze e rrezikimit të funksionimit të shtetit. Me rastin e moszbatimit të këtij vendimi ne do të kalojmë nga rendi demokratik në kaos institucional. Prandaj, është urgjente që të gjitha subjektet politike, veçanërisht partia më e madhe politike, të veprojnë menjëherë për ta konstituuar Kuvendin, sepse çdo vonesë e mëtejme cenon besimin e qytetarëve dhe rrezikon stabilitetin kushtetues të vendit”, përfundoi Jakaj.

Ndërkohë, deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka theksuar se një marrëveshje politike është e mundshme brenda afatit kushtetues, nëse ekziston vullnet i sinqertë për të vendosur interesin e shtetit mbi ato partiake.

Ajo përshkroi situatën aktuale si një sfidë për institucione funksionale dhe theksoi se çdo vonesë në konstituimin e Kuvendit do të ishte e pajustifikueshme dhe do të dëmtonte besimin e qytetarëve.

“Besoj që marrëveshja politike është e mundshme brenda afatit kushtetues – nëse ekziston vullnet i sinqertë për ta vendosur interesin e shtetit mbi interesat partiake.Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe Kuvendi është themeli i funksionimit demokratik. Prandaj, çdo vonesë do të ishte e pajustifikueshme dhe dëmton besimin qytetar”, tha Izmaku.

Ish-deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka komentuar mbi situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se qëndrimi i partive opozitare po pengon progresin e konstituimit të Kuvendit.

Dugolli për GazetaBlic ka vlerësuar se, edhe pas takimit të thirrur nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që prezantoi dy pika kompromisi, është e pakuptueshme dhe e papranueshme që opozita të mbetet në të njëjtat pozita.

“Me këtë qëndrim të barrikaduar dhe krejtësisht bllokuese të partive opozitare, nuk shoh se do të ketë progres në konstituimin e Kuvendit. Edhe pas takimit të thirrur nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kur prezantoi edhe dy pika kompromisi për të ecur tutje, është krejtësisht e pakuptueshme dhe e papranueshme qëndrimi në të njëjtat pozita”, tha Dugolli.

Ai theksoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i bën përgjegjës të gjithë deputetët e zgjedhur për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga bllokada.

Dugolli shtoi se mosmarrja pjesë në votim e deputetëve bie ndesh me këtë aktgjykim, i cili ua rikujton atyre obligimet kushtetuese.

“Mosmarrja pjesë në votim e deputetëve bie ndesh me këtë aktgjykim, i cili edhe njëherë ua rikujton deputetëve obligimet kushtetuese”, tha ai.

Në fund, Dugolli paralajmëroi se, nëse nuk ka reflektim nga deputetët dhe partitë opozitare, nuk do të ketë progres, pasi që vetëm votat e LVV-së dhe komuniteteve jo-serbe nuk mjaftojnë për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

“Duke mos reflektuar nga qëndrimet e tanishme bllokuese të partive PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe, nuk do të ketë progres, pasi që LVV-ja së bashku me votat e komuniteteve jo-serbe, nuk mjaftojnë për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit”, përfundoi Dugolli për GazetaBlic.

The post A mund të ketë marrëveshje politike brenda afatit kushtetues – Çka nëse jo? appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes