Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

admin, June 30, 2025

Analisti Imer Mushkolaj ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nëse partitë politike do të mund ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se prej aktgjykimit të Kushtetueses e ka marrë aktvendimin duke u bazuar në kërkesën, përkatësisht pyetjen e shtruar nga deputetët.

“Gjykata, siç e dimë të gjithë, natyrisht përgjegjësinë e ka lënë te deputetët, sepse përgjegjësia është e tyre, e deputetët janë të partive politike, që i bie se përgjegjësia është e partive politike”, ka thënë ai.

Tutje, Mushkolaj ka thënë se në bazë të vendimit të Kushtetueses nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas 30 ditësh.

“Qysh e kam kuptu këtë bashkëpunimin në mirëbesim, ose këtë term që është përdorur shpesh në aktgjykimin prej 47 faqesh, është se me këtë bashkëpunim në mirëbesim mund të krijohet Kuvendi, pastaj të prishet për të shkuar në zgjedhje. Domethënë, edhe ajo është në kuadër të këtij dështimi brenda 30 ditësh ose suksesit brenda 30 ditësh”, ka thënë ai.

Mushkolaj ka thënë më tej se tani është koha që edhe Presidentja që ta luaj një rol pak më të madh bazuar në përgjegjësitë e saj kushtetuese.

The post ”Ky problem nuk është juridik por politik”, Mushkolaj: Kushtetuesja ua la përgjegjësinë deputetëve appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes