Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se për 9 vjet ka qeverisur me duar të patra.
Ai ka thënë se për 9 vjet nuk ka asnjë aktakuzë për të, drejtor apo zyrtar në komunë.
Lladrovci tha se qeverisja e tij e mirë është e njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Tutje, thotë se keqbërësit po e kundërshtojnë këtë qeverisje të mirë – duke iu referur kandidaturave.
“Është shumë gjatë me fol për problemin me degën e Drenasit është problem i kamotshëm. Keqbërësit janë këta që dalin e kundërshtojnë qeverisin e më të mirë të pranune kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Mos me pas 9 vjet kryetari asnjë aktakuzë, aktakuzë ta ngrit Prokuroria me dy tri prova, asnjë drejtori i imi nuk ka pasur aktakuzë, as një zyrtar s’ka pas aktakuzë. A e dinë çka dmth 9 vjet me punu me duar të pastra”, ka thënë Lladrovci.
The post Lladrovci: Keqbërësit po e kundërshtojnë qeverisjen e mirë në Drenas, a e din çka do të thotë 9 vjet me punu me duar të pastra appeared first on GazetaBlic.