Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Komandanti i KFOR-it për patrullimet e ushtrisë serbe: Nuk kam parë ndonjë shkelje të procedurave

admin, June 30, 2025

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur z. Hasani./Euronews.al

The post Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes