Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

“Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës”

admin, June 30, 2025

Punëtorët e sigurimit në QKUK edhe sot kanë protestuar para Administratës Qendrore, pas ndërprerjes së kontratave të tyre të punës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka thënë në emisionin “Ditari” në Tëvë1 se kërkesa e vetme e tyre është që punëtorët të kthehen në vendin e punës dhe të kenë kontratë.

“Ne nga kjo protestë kemi kërkuar vetëm që të kemi kontratë pune dhe që punëtorët të rifillojnë punën. Si janë shkëputur këto kontrata dhe pse, nuk na intereson – duam vetëm zgjidhje,” ka deklaruar Azemi.

Ai ka shtuar se, sipas informatave që kanë marrë, dikush brenda QKUK-së dhe KRPP-së po luan me fatin e punëtorëve për qëllime personale.

“Dikush po përfiton nga kjo situatë, dhe kjo është shumë e padrejtë për punëtorët që kanë mbetur pa punë,” tha ai.

Sipas Azemit, drejtori i QKUK-së u ka premtuar se në takimin e parë që do të mbahet me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të shqyrtohen kontratat dhe mundësia për kthimin e punëtorëve në punë.

The post Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes