Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike – ose presidentja

admin, June 30, 2025

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka komentuar zhvillimet pas protestës së studentëve në Beograd të mbajtur më 28 qershor, në ditën e Vidovdanit, ku u arrestuan 77 protestues nga forcat e rendit serb.

Islami vlerësoi se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka ndërtuar një aparat shumë të fuqishëm shtetëror dhe mbështetje të gjerë nga përkrahësit, të cilët po kundërpërgjigjen ndaj studentëve me kundërprotesta, çka sipas tij është një zhvillim shumë i rrezikshëm.

“Kjo është e rrezikshme sepse mund të shpërthejë një luftë civile. Pastaj, me aparatin e vet shtetëror, Vuçiq do të ndërhynte kinse për të shuar përplasjet mes dy grupeve protestuese. Unë besoj se ai do të vazhdojë të jetë në skenën politike, sepse Vuçiqin e mbron dhe e përkrah Rusia, pasi u duhet për qëllimet e veta,” deklaroi Islami.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e popullsisë në Serbi nuk e përkrah më Vuçiqin.

“Këtë mund ta vëreni edhe në katër komunat veriore të Kosovës, ku një pjesë dërrmuese e qytetarëve lokalë janë në përkrahje të studentëve. Çdo tentativë apo problem politik që shfaqet në Serbi, Vuçiq përpiqet ta zhvendosë në këto katër komuna në veri të Kosovës, dhe të njëjtën gjë po e bën edhe opozita,” tha Islami.

The post Islami: Protestat studentore në Beograd mund të çojnë në përplasje civile – Vuçiq po mbrohet nga Rusia appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes