Sulmi ajror i Rusisë ndaj Ukrainës dy netë më parë ishte më i madhi i luftës deri më tani, thotë forca ajrore ukrainase.
Bëhet e ditur se Moska lëshoi 537 dronë dhe raketa drejt Ukrainës të shtunën në mbrëmje dhe deri dje në mëngjes, derisa forcat ajrore rrëzuan 475 prej tyre.
“Sulmi rus vazhdoi për më shumë se gjashtë orë”, thanë zyrtarët ukrainas, raporton Sky News.
Dronët dhe raketat shënjestruan shtatë rajone, duke plagosur shumë njerëz dhe duke shkatërruar ndërtesa banimi.
Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia ka rritur shkallën e sulmeve të saj ajrore ndaj Ukrainës gjatë muajve të fundit.
Në fakt, të gjitha sulmet më të mëdha me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndodhur muajin e kaluar.
The post Sulmet më të rënda ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës ndodhën këtë muaj appeared first on GazetaBlic.