Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Arrestohen migrantë në SHBA gjatë bastisjeve në vendet e punës, punëdhënësit shpëtojnë pa ndëshkim

admin, June 30, 2025

Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhënie diplomatike me armiqtë e vet të vjetër, Sirinë dhe Libanin, por statusi i Rrafshnaltës së Golanit është i panegociueshëm, tha të hënën ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar.

Udhëheqësit izraelitë argumentojnë se, meqë rivali i tyre, Irani, është dobësuar nga lufta 12-ditore e këtij muaji, vende të tjera të rajonit kanë tani mundësi për të lidhur marrëdhënie me Izraelin.

Lindja e Mesme është ngufatur nga gati dy vjet luftë në Rripin e Gazës, gjatë së cilës Izraeli ka kryer gjithashtu sulme ajrore dhe operacione tokësore në Liban kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani, dhe nga rënia e ish-udhëheqësit sirian dhe aleatit të Iranit, Bashar al-Asad.

Në vitin 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Maroku u bënë shtetet e para arabe që lidhën marrëdhënie me Izraelin që nga Jordania në vitin 1994 dhe Egjipti në vitin 1979.

Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin ishin tejet jopopullore në botën arabe.

“Ne jemi të interesuar t’i shtojmë vendet si Siria dhe Libani, fqinjët tanë, në rrethin e paqes dhe normalizimit, duke ruajtur interesat jetike dhe të sigurisë së Izraelit”, tha Saar në një konferencë për shtyp në Jerusalem.

“Golani do të mbetet pjesë e Shtetit të Izraelit”, shtoi ai.

Izraeli e aneksoi Rrafshnaltën e Golanit në vitin 1981, pasi e kishte pushtuar atë nga Siria gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967.

Derisa shumica e bashkësisë ndërkombëtare e konsideron Golanin si tokë të pushtuar siriane, presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu sovranitetin izraelit mbi të gjatë mandatit të tij të parë.

Pas rrëzimit të Assadit, forcat izraelite u zhvendosën më thellë në territorin sirian.

Një zyrtar i lartë sirian, që foli në kushte anonimiteti, tha se Siria nuk do të heqë kurrë dorë nga Rrafshnalta e Golanit, duke e përshkruar atë si pjesë përbërëse të territorit sirian.

Ai shtoi gjithashtu se përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin duhet të jenë pjesë e Nismës Arabe për Paqe nga viti 2002, dhe jo të ndjekin një rrugë të veçantë.

Nisma e vitit 2002 propozonte normalizimin e marrëdhënieve arabe me Izraelin në këmbim të tërheqjes së Izraelit nga territoret e pushtuara, përfshirë Rrafshnaltën e Golanit, Bregun Perëndimor dhe Gazën. Ajo gjithashtu kërkonte krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor – që gjithashtu u pushtua nga Izraeli në vitin 1967 – si kryeqytet.

Gjatë luftës në Gazë, fuqia rajonale, Arabia Saudite, e ka përsëritur se lidhja e marrëdhënieve me Izraelin varet nga krijimi i një shteti të pavarur palestinez.

Saar tha se nuk është “konstruktive” që shtetet e tjera të kushtëzojnë normalizimin me krijimin e shtetit palestinez.

“Qëndrimi ynë është se një shtet palestinez do të kërcënonte sigurinë e Shtetit të Izraelit”, tha ai./REL

The post Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes