Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Njoftim se si bëhet aplikimi online i subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025

admin, June 30, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 26 qershor, do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

The post KQZ: Subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online për zgjedhjet lokale appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes