Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Sezoni turistik, nga 1 korriku policia e Kosovës dhe Shqipërisë me patrullime të përbashkëta

admin, June 30, 2025

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të hënën ka ndaluar përkohësisht importin e gjedheve dhe nënprodukteve të tyre nga Zona  e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, vendimi është marrë pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës me qëllim të parandalimit të përhapjes në Kosovë.

“Në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe ËOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme per të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se  shëndetit ë kafshëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV-it, sëmundja gungore e lëkurës nuk e prek dhe nuk paraqet rrezik për njeriun.

“Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në  lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më aktive janë në periudhën  e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së  hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes. Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes”, theksohet në njoftim./teve1.info/

The post AUV-i ndalon importin e gjedheve nga zona e Lombardisë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes