Atletico Madrid njoftoi zyrtarisht ndarjen nga mbrojtësi Reinildo Mandava, kontrata e të cilit skadon sot, më 30 qershor, dhe nuk do të rinovohet.
Futbollisti kaloi 3 vite e gjysmë me ekipin spanjoll dhe gjatë kësaj kohe luajti në 103 ndeshje për klubin nga kryeqyteti spanjoll dhe shënoi 2 gola dhe 1 asist.
Me ekipin e Atleticos, Reinildo duhej të kapërcente një dëmtim serioz të ligamentit të kryqëzuar anterior, të cilin e pësoi në gjurin e djathtë në janar 2023.
/GazetaBlic Sport
The post Atletico Madrid njofton largimin e Reinildo appeared first on GazetaBlic.