FC Drita fitoi edhe ndeshjen e radhës miqësore në Bansko ndaj ekipit bullgar, Belasitsa.
Drita fitoi këtë duel me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampionët e Kosovës realizuan dy herë në pjesën e parë – teksa Belasitsa realizoi krejt në fundin e takimit.
Kjo ishte miqësorja e katërt për Dritën në Bansko. Deri tani, Drita ka luajtur ndaj CSKA 1948, ku ka pësuar humbje 1-0, ka barazuar 2-2 me Sileksin, ka mposhtur 2-0 Egnatian dhe sot ka fituar ndaj Belasitsa.
/GazetaBlic Sport
The post Drita fiton në miqësore ndaj ekipit bullgari, Belasitsa appeared first on GazetaBlic.