Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Picula: Vuçiq po e humb kontrollin – protestat po rriten, por ai heziton të shpallë zgjedhje

admin, June 30, 2025

Gjatë ditës së sotme pati një përplasje në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama lidhur me projektet komunale.

“Pas vjeshtës, gjejë punë tjetër” – Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

E në këtë ka hyrë edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore

‘’Për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janë miratuar në asambletë përkatëse tek pas votimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend dhe kësisoj ato buxhete ende nuk janë në fuqi. Njëra ndër këto komuna që është vonuar me miratim të buxhetit është edhe Prishtina’’, ka shkruar Murati.

Sipas Muratit kur Përparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur për ankesë është pikërisht partia e tij LDK.

‘’Pra kur Përparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur për ankesë është pikërisht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit, për ta përfshirë edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës si pjesë përbërëse.Megjithatë, mos-hyrja në fuqi e Buxhetit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka ndalur Përparim Ramën dhe LDK-në që të nënshkruajnë kontrata milionëshe e të shpallin tenderë milionësh pa kurrfarë mbulese në stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kështu Ligjin për Financa Publike dhe atë të Prokurimit Publik’’, ka shkruar Murati.

Për këto shkelje, do të duhej qëmoti të ishte aktivizuar prokuroria, por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e tyre, ka shtuar më tutje ai.

The post Pas Kurtit, edhe Hekuran Murati ‘kapet’ me Përparim Ramën appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes