Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar gazetarit Valon Syla masën e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.
Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.
Caktimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
The post Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, gazetarit Syla i caktohet masa e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar appeared first on GazetaBlic.