Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Sibel Halimi i reagon Kurtit: Mendësi shpelle, e pabesueshme ku kemi përfunduar

admin, June 30, 2025

Një ceremoni për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë, u shndërrua në arenë përballjeje politike mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të komunës, Përparim Rama. Fjalimet e tyre ekspozuan ndasitë mes nivelit lokal dhe atij qendror për projektet në kryeqytet.

Ceremonia për fillimin e ndërtimit të një çerdheje në lagjen Bardhosh të Prishtinës, mori drejtim tjetër kur në vend të urimeve, u shkëmbyen akuza. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përplasën qëndrimet rreth bashkëpunimit mes komunës dhe qeverisë.

“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit, edhe po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet, që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar, bartja po ashtu. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është 206 milionë, 82 janë, edhe ato mundemi me i shty përpara. Janë projekte për kryeqytetin. Po ashtu të takohemi, se nuk jemi takuar ende këto katër vjet unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit. Pra, edhe këto projekte janë minore në raport me projektet tjera madhore që janë me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Të bëhemi bashkë e t’i grahim proceseve të mëdha, e jo këtyre të voglat”, ka thënë Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi menjëherë, duke refuzuar përshkrimin e projekteve si “të vogla” dhe duke i kujtuar kryetarit Rama investimet që qeveria ka bërë në Prishtinë.

“Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, ka thënë Kurti./rtk/

The post “Pas vjeshtës, gjejë punë tjetër” – Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes