Drenica ka punuar në heshtje në merkaton e verës, teksa ka afruar shumë lojtarë, pas largimeve të njëpasnjëshme.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Vigan Ademi është lojtari i ri i Drenicës.
Mesfushori, Vigan Ademi edicionin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës së Re, teksa sezonin e ardhshëm do luajë në Superligë me ekipin e Bylbyl Sokolit.
Klubi kosovar ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Drenica do të zyrtarizojë edhe privatizimin e klubit, ku pronarë do jenë Faton Seferi e Thomas Wustefeld.
/GazetaBlic Sport
The post Drenica nuk ndalet, transferon edhe mesfushorin, Vigan Ademi appeared first on GazetaBlic.