Katër persona (të mitur) janë përleshur fizikisht mes vete.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Obiliq.
Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë.
Tutje në raportin 24 orësh shkruan se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Rasti po hetohet dhe është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
The post Përleshen katër të mitur në Obiliq, njëri theret me thikë appeared first on GazetaBlic.