Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Oficerja e FSK-së, Vesa Brahimi është femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA

admin, June 30, 2025

Naim Jakaj nga IKD ka komentuar mbi situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë institucionale nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai për GazetaBlic ka theksuar se qytetarët presin që përfaqësuesit e tyre të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm.

“Kur qytetarët votojnë në zgjedhje të reja, ata presin që përfaqësuesit që kanë zgjedhur do të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe do të punojnë për interesin e përgjithshëm. Deputetët, si përfaqësues të popullit, janë të detyruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e Kuvendit, dhe mbi të gjitha, në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”, tha Jakaj.

Sipas Jakajt, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, vendi do të përballet me një krizë të thellë.

Ai shtoi se kjo situatë do të sjellë një bllokadë të rrezikshme, që nuk ka asnjë mundësi ligjore për t’u zgjidhur.

“Gjykata e ka bërë të qartë se, në mungesë të Kuvendit të konstituuar, nuk mund të ketë zgjedhje të reja dhe as veprime të tjera institucionale. Me fjalë të thjeshta: shteti ngec, dhe nuk ka asnjë rrugëdalje ligjore për të zgjidhur këtë bllokadë”, tha Jakaj.

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet e dështuara për konstituimin e Kuvendit janë rezultat i mungesës së vullnetit politik dhe përpjekjeve për të bojkotuar punën e Kuvendit.

Sipas tij, kjo është një shenjë e një mungese serioze të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

“Deputetët nuk janë zgjedhur për ta bojkotuar punën, por për ta nisur atë. Prandaj, çdo zvarritje është dëm për besimin publik dhe funksionimin demokratik”, tha ai.

Në fund, Jakaj theksoi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në kalimin nga rendi demokratik në kaos institucional.

“Mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është shenjë serioze e rrezikimit të funksionimit të shtetit. Me rastin e moszbatimit të këtij vendimi ne do të kalojmë nga rendi demokratik në kaos institucional. Prandaj, është urgjente që të gjitha subjektet politike, veçanërisht partia më e madhe politike, të veprojnë menjëherë për ta konstituuar Kuvendin, sepse çdo vonesë e mëtejme cenon besimin e qytetarëve dhe rrezikon stabilitetin kushtetues të vendit”, përfundoi Jakaj.

Gordy për bllokadën në Kuvend: Kurti mund të kalojë në opozitë, në shtetet demokratike ndodhë diçka e tillë

The post Jakaj i IKD-së: Vendi do të përballet me krizë të thellë nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes