Dion Gallapeni është zyrtarizuar nga skuadra polake, Widzew Lodz, me të cilin ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare, deri në vitin 2029.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës ka bërë hapin e mëtutjeshëm në karrierë, teksa potencoi se kjo lëvizje është shumë e rëndësishme për të dhe zhvillimin e tij në karrierë.
“Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje. Widzew është një klub me tradita të shkëlqyera, një numër të madh tifozësh të zjarrtë dhe një projekt ekipor që është një shans për zhvillim të mëtejshëm. Kur mora ofertën nga Widzew Łódź, fola me Kreshnik Hajrizi, i cili luajti këtu së fundmi, dhe ai më tha se do të ishte një lëvizje e mirë për mua”, tha Dion Gallapeni për faqen zyrtare të klubit polak.
Kujtojmë se FC Prishtina do të arkëtojë 300 mijë euro nga ky transferim dhe do të mbajë 10% të kartonit në rishitjen e Gallapenit.
/GazetaBlic Sport
The post Gallapeni pas transferimit në Poloni: Është një hap i rëndësishëm për mua, Widzew është klub i madh appeared first on GazetaBlic.