Skuadra e Drenicës nga sot e tutje do ketë drejtues të ri dhe tashmë fillon puna për sezonin 2025/26.
Drejtuesit e rinj Faton Seferi dhe Thomas Wustefeld veçse kanë filluar të punojnë në klub, teksa Drenica ka bërë edhe disa transferime.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se një nga lojtarët që është pranë kalimit tek Drenica është edhe Eneid Kodra.
Qendër mbrojtësi i cili sezonin e kaluar luajti tek Suhareka ka arritur marrëveshje në parim me klubin, teksa sot pritet nënshkrimi i kontratës me ekipin nga Skenderaj.
Kodra do të nënshkruajë me Drenicën për këtë sezon nëse gjithçka shkon sipas planit.
/GazetaBlic Sport
The post Eneid Kodra tek Drenica, mungon veç firma appeared first on GazetaBlic.