Avokati Arianit Koci ka paraqitur disa pyetje dhe reflektime mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se për të zgjidhur bllokadën e shtetit, është e domosdoshme një ndryshim i kursit nga VV, raporton GazetaBlic.
Ai pyet nëse pajtohemi që kur VV kishte mbi 50% të votave, gjithçka ishte në rregull, ndërsa tani që nuk i ka më ato vota, për të formuar shumicën, i duhet një partner tjetër.
Koci thekson se për ndryshimin e “rregullave të lojës”, siç është mënyra e votimit, duhet pajtimi i shumicës, dhe VV nuk e ka këtë pajtim.
Ai e vë theksin gjithashtu në situatën e rënduar ekonomike, me qytetarët që po e kanë të vështirë të mbijetojnë, dhe jep mendimin se një qeveri që funksionon pa Kuvend nuk ka legjitimitetin e duhur demokratik.
Për Kocin, problemi kryesor mbetet bllokada e Kuvendit, dhe ai sugjeron që hapi i parë duhet të jetë ndërrimi i kandidatit nga VV, për të hapur rrugën për formimin e Kuvendit.
The post Koci: VV duhet të ndryshojë kandidatin për të shpëtuar shtetin nga bllokada appeared first on GazetaBlic.