Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se VV si parti e parë ka papërgjegjshmëri, me deputetë të çoroditur e disa të hutuar, disa me vullnet e disa të dirigjuar, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata po e shkelin besimin e qytetarëve, po e shkelin Kushtetutën e Kosovës.
Lushtaku ka shtuar se ata i kanë ditët e numëruara dhe do ta marrin shpejt përgjigjen e merituar.
Postimi i tij i plotë:
Papërgjegjshmëri e lartë nga partia e parë; deputetë të çoroditur e disa të hutuar, disa me vullnet e disa të dirigjuar, po e shkelin besimin e qytetarëve, po e shkelin Kushtetutën e Kosovës, po e shkelin kontributin e secilit qytetar për një Kosovë të lirë e të zhvilluar.
Tashmë ditët i kanë të numëruara dhe së shpejti do ta marrin përgjigjen e merituar.
The post “Deputetë të çoroditur e të hutuar nga partia e parë”/ Lushtaku: Ditët i kanë të numëruara appeared first on GazetaBlic.