Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se në zgjedhjet lokale që po afrojnë, beteja politike më e fortë do të zhvillohet ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje si konkurrent serioz në këtë garë.
Duke folur në emisionin “VV Show”, Kajtazi tha se Vetëvendosje nuk ka pasur kurrë sukses në zgjedhjet lokale, dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i dobët i katër viteve më parë, kur partia e Albin Kurtit fitoi vetëm katër komuna.
“Gara në zgjedhjet lokale është e ashpër në mes PDK-së dhe LDK-së, por jo Vetëvendosjes sepse partia e Kurtit nuk ka performu mirë asnjëherë në zgjedhjet lokale siç nuk ka performu mirë as në këto zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën para 4 viteve, kur mbeti me pak komuna, katër komuna”, deklaroi Kajtazi.
Ai theksoi se beteja më e madhe pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku tashmë janë konfirmuar emrat e kandidatëve nga partitë kryesore.
“Gara kryesore zhvillohet në Prishtinë me kandidatët që janë konfirmuar nga partitë politike”, tha Kajtazi.
The post VV jashtë loje, Kajtazi tregon se mes kujt është gara në zgjedhjet lokale appeared first on GazetaBlic.