Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Izraeli urdhëron evakuime në veri të Gazës, ndërsa Trump nxit armëpushimin

admin, June 29, 2025

Më shumë se 15 muaj nga vendimi për themelimin e Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, Qeveria është ende në proces të rekrutimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve.

Edhe pse vitin e kaluar Ministria e Ekonomisë kishte njoftuar se pret që Bordi i Drejtorëve të emërohet në Dhjetor të 2024-tës, në fund të atij muaji u arrit vetëm shpallja për katër anëtarë në këtë organ drejtues.

Përkundër vonesave, pa dhënë detaje Ministria e Ekonomisë i tha TV Dukagjinit se po vazhdon puna për funksionalizimin e ndërmarrjes së re.

“Lidhur me pyetjet që keni parashtruar ju njoftojmë se Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE) tashmë është e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe është në proces të rekrutimit të plotë të Bordit të Drejtorëve”, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë.

Qeveria synon funksionalizmin e ndërmarrjes që u themelua më 13 mars 2024, si derivat i marrëveshjes me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC për grantin 202 milionë dollarë, pavarësisht raportimeve në SHBA që administrata Trump synon shkurtime buxhetore e deri në mbyllje të kësaj agjencie amerikane.

“Qeveria e Republikës së Kosovës si palë nënshkruese e Marrëveshjes “Kompakt” nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar”, përfundon Ministria e Ekonomisë.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në fund të muajit prill, teksa kishte shkruar se “MCC po mbyllet”, kishte thënë se Kosova do të humbë grantin, duke përmendur refuzimin e projektit të gazit.

Sidoqoftë, MCC-ja nuk ka treguar nëse ka ndonjë vendim lidhur me projektin për blerjen e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.

Në kuadër të projektit pesë vjeçar me MCC-në, Kosova synon të blejë dhe instalojë bateri me kapacitet deri në 340 megavatë orë.

The post Me vonesa, Qeveria vazhdon për korporatën për ruajtjen e energjisë: S’ka njoftim nga MCC appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes