Edhe ky burim i të ardhurave iu shter Enver Sadikut.
3 hektarë me të mbjella, kryesisht me shalqi, grurë e kunguj, priste ti sillnin rreth 15 mijë euro fitime.
Përafërsisht njësoj pësuan edhe 80 për qind e tokave në Skifteraj të Vitisë që u goditën të premten nga stuhia e breshrit.
Katër herë më shumë tokë punuese ka kushëriri i tij, Zymer Sadiku që u dëmtua njësoj. E hyzmetin arave për bereqetin e këtij viti ia kishte nisur t’ia bënte në dimër.
Për tre hektarët e dëmtuar me grurë, shalqi e kunguj tashmë i ka mbetur vetëm një zgjidhje.
Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që i dëmtoi natyra e që nuk janë kompensuar për dëmin e pësuar ndonëse u ishte premtuar.
Shpresat nuk janë të mëdha as kësaj here.
Ani se në këtë pjesë toka po punohet ende, mospërkrahja në të tilla raste sipas tyre ka bërë që një gjë e tillë të dobësohet dhe të bëhet e pamundur angazhimi nga gjeneratat e reja.
The post Moti i ligë: Breshri dëmtoi rëndë bujqit e Skifterajt appeared first on GazetaBlic.