Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kërkime në Gjermani për 13-vjeçaren nga Kosova, vajza rezulton e zhdukur

admin, June 29, 2025

Ish kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është turp i madh që të zgjedhurit e popullit e kanë katandisur Kosovën në këtë gjendje, duke mos krijuar institucionet. Ai thekson se përpos 90 milionë eurove, Kosova ka humbur dhe qindra miliona të tjerë nga fondi për rritje i BE-së.

“Në qoftë se analizohet realiteti politik, ekonomik po edhe integrues në Kosovë, Kosova sot është ashtu siç ju konvenon armiqve të saj shekullorë. Kosova nuk e ka komoditetin të eksperimentojë me shtet dhe me ardhmërinë e saj, për fat të keq pas zgjedhjeve me Kosovën po luhet,  po nënçmohet nga ata që po flasin kinse në emër të qytetarëve dhe në emër të votës dhe të kemi këto kriza në botë dhe këtë çrregullim global dhe Kosova të mos ketë kurajë që të krijojë institucionet vërtetë është turpi më i madh që e ka katandisur Kosovën. Në këtë drejtim, ne nuk jemi duke pësuar në aspektin integrues dhe po ashtu ekonomik dhe është krijuar ideja se në Kosovë më shumë luftohet për ta shkatërruar shtetin se sa për ta forcuar shtetin. Të kesh partneritet me Bankën Botërore dhe institucione kredibile ndërkombëtare që për hir të tekeve politike të mos ratifikohen këto marrëveshje është turpi më i madh. Nuk janë vetëm 90 milionë euro nga Banka Botërore. Një ndihmë për Kosovën për të investuar, një ndihmë me kamatë zero, nëse nuk i miraton në Kuvend deri në shtator, ato do t’i jepen një shteti tjetër. Përpos kësaj Kosova ka humbur shumë edhe nga fondi për rritje dhe zhvillim që ende nuk ka mundur t’i marrë mjetet. E vërteta është se duhet të luftohet për shtet dhe qytet dhe jo për pushtet, por e tëra kjo që po ndodh me këtë eksperimentim dhe duke ia vjedhur kohën Kosovës, duhet një mesazh për qytetarët e Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme të kenë kujdes se kujt ia japin votën dhe të mos votohet individi po programi dhe strategjia zhvillimore e vendit tonë”, është shprehur ai.

Sipas tij, për gjendjen e krijuar fajtorë janë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Në mungesë të përgjegjësisë individuale dhe institucionale dhe në këtë lojë mes pozitës dhe opozitës humb Kosova dhe perspektiva e saj. Nëse ata flasin në emër të popullit duhet të veprojnë sepse Kosova nuk është pronë e asnjë partie politike. Nuk duhet të kërkohet fajtori kur dihet që fajtorë janë 120 deputetët që flasin në emër të shtetit dhe të votave të qytetarëve për të udhëhequr dhe kjo që po ndodhë është turpi më i madh dhe dua të besoj që një gjë e tillë që janë duke e bërë me Kosovën duke e zbrazur atë do të jetë e ndëshkuar në të ardhmen”, ka potencuar Gërxhaliu për Expose të Gazeta Blic.

Ai vlerëson se Kosova ka humbur mbi 1 miliard euro gjatë këtij mandati qeverisës, për çka thekson se shteti ynë nuk e ka komoditetin për një gjë të tillë.

“Në rend të parë po harrohet se në Kosovë kemi mungesë të stabilitetit politik, në rend të dytë jemi nën sanksione të BE-së dhe kur e kemi një dialog të hapur me Serbinë që është futur në një rrugë maratone, sfidat e Kosovës janë të shumta. Humbjet nga mos krijimi i institucioneve janë në shumë segmente dhe çdo segment e ka rëndësinë e vet sepse e gjitha kjo gjeneron një indeks zinxhiror që lidhen nga ato ekonomike, politike, integruese, sociale dhe emocionale por Kosova nuk e ka komoditetin që brenda një viti apo mandati kalendarik të humbë më shumë se 1 miliard euro potencial financiar që mundur të jetë në funksion të zhvillimit të Kosovës, mirëpo ju po e shihni ku është Kosova sot, sa ka investime kapitale, sa ka zhvillim, është vërtetë diçka që lë për të dëshiruar por edhe të refuzohen në këtë drejtim për hir të arrogancës politike këto mjete është turpi më i madh që e dëshmon karakterin dhe profesionalizmin e politikanit kosovar të vitit 2025”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu./Gazeta Blic/

“Kurti e Murati, kryekëput fajtorë për humbjen e miliona eurove nga fondet ndërkombëtare”

Bajrami tregon humbjet që pësoi Kosova nga masat e BE-së: Në vetëm tre sektorë, 293 milionë euro të humbura

The post Bajrami tregon humbjet që pësoi Kosova nga masat e BE-së: Në vetëm tre sektorë, 293 milionë euro të humbura appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes