Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Gërxhaliu kritikon deputetët: Turp i madh në çfarë gjendje është katandisur Kosova – fajtorë 120 përfaqësuesit e popullit

admin, June 29, 2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur për humbjet që ka pësuar Kosova nga masat ndëshkuese të BE-së e nga bllokada institucionale.

Ajo për emisionin Expose të Gazeta Blic, ka potencuar se nga disa lista që ka siguruar, në vetëm 3 sektorë Kosova ka humbur 293 milionë euro.

“Komisioni për integrime evropiane disa herë vitin e kaluar ka kërkuar të dhëna zyrtare për koston oportune të masave ndëshkuese dhe asnjëherë s’e kemi marrë një listë.

Unë personalisht e kam pasur një listë nga vendet të BE-së të projekteve dhe shuma ka qenë 293 milionë euro, disa projekte në sektorin e ujërave të zeza, në sektorin e ujit pijshëm, në sektorin e menaxhimit të mbeturinave dhe në sektorin e bujqësisë. 293 milionë euro vetëm në këta tre sektorë”

Por, përpos kësaj, ajo thekson se humbjet janë të mëdha edhe në aspektin politik e dëmtim të imazhit.

“Përpos në mjete financiare është dhe dëmtimi politik i imazhit të Kosovës që nuk mund të matet në terma monetarë. Për herë të parë në histori Kosova gjendet nën masa ndëshkuese të bashkësisë evropiane dhe tani po e shihni, masat janë vendosur por po kërkohet njëfarë pajtueshmëri e të gjitha vendeve të BE-së për largimin e masave dhe po duket se s’do të jetë proces fare i lehtë”, ka deklaruar Bajrami./Gazeta Blic/

 

 

The post Bajrami tregon humbjet që pësoi Kosova nga masat e BE-së: Në vetëm tre sektorë, 293 milionë euro të humbura appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes