Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë për Expose se Vetëvendosje e ka bërë praktikë që për çdo dështim të tyre ta fajësojë opozitën.
Për humbjen e mundshme të këtyre mjeteve, Lekaj thotë se fajtorë është Kurti e Murati.
“Sa i përket prononcimit të ministrit në detyrë, Hekuran Murati, mendoj se VV tanimë e ka bërë praktikë që çdo faj ta hedhë te ish opozita dhe në asnjë mënyrë të mos e pranojë fajin për veprimet e tyre dhe shumë prej 90 milionë euro nga BB është folur në maj të vitit të kaluar dhe e dini që s’kanë nisur asnjë procedurë që ta sjellin në Kuvend, i kanë pasur numrat, kanë pasur deputetë por duhet se kanë neglizhuar edhe iniciativa të tjera dhe kemi ardhur në këtë situatë që nuk shihet drita në tunel. Ajo që mund të them sa i përket Muratit, fajin kryekëput e ka VV dhe qeverinë detyrë Kurti, që e ka uzurpuar qeverinë dhe që nuk po mund t’i krijojë institucionet. Prandaj të kërkosh tani një miratim të marrëveshjes ndërkombëtare pa u formuar kuvendi, është nonsens. Vetëvendosje, edhe frymë kur merr ish opozita është gabim për ta”, ka thënë ai.
Fajin kryekëput ia lë qeverisë Kurti për humbjen e fondeve ndërkombëtare ish deputeti Pal Lekaj.
“Kjo ka impakt negativ në shumë dimensione, edhe në punësim, edhe në zhvillim ekonomik, edhe në qarkullim të parasë, dhe nuk do mend që Kosova humb tepër me këto mos veprime të VV-së, me këto dështime që pothuajse jemi në vitin e pestë dhe s’kemi parë diçka të mirë. I dini veprimet e tyre që na kanë ndërmarrë pa koordinim me ndërkombëtarët dhe na kanë futur në një krizë ku i kemi humbur diku 300 milionë euro me sanksione, ku ka pasur impakt edhe te kompanitë, projektet, vendet e punës dhe mund të them se Kosova ka përjetuar kolaps ekonomik dhe kur ia shtojmë edhe 90 milionëshin, sipas të gjitha gjasave do të humbet afati, mendoj se s’do koment dhe faji kryekëput i bie qeverisë në detyrë, z.Kurti dhe jo ish opozitarëve apo deputetëve që vijnë nga ish opozita”, ka potencuar ai.
Po ashtu, ai ka përmendur humbjet e mëdha që ka pësuar Kosova viteve të fundit.
“Ju po e shihni që ekonomia e Kosovës është në kolaps, nuk kemi investime, qoftë të brendshme apo jashtme, ndërmarrjet familjare pothuajse janë dështim, po ashtu të mesme dhe mos të flasim për ndërmarrje të mëdha, prandaj të humbësh edhe 400 milionë euro, shtoja 90 milionë nga Banka Botërore, mendoj se Kosova përjeton humbjen më të madhe pas luftës, në vend që ne të thithim fonde, të hapen vende të reja të punës, ne nuk jemi promotorë të zhvillimit ekonomik por jemi ata që VV në këtë rast, qeveria e Kosovës ka menduar vetëm për vete dhe jo të krijojë vende të reja të punës. Prandaj kemi mbetur pa shpresë me këtë qeveri dhe dashtë Zoti që sa më parë të vie dikush tjetër dhe jo të vazhdojë kjo qeverisje e keqe, që po i shkakton dëme të mëdha edhe ekonomike edhe qytetarëve por në përgjithësi kemi një kolaps, tani kur ia shtojmë edhe kolapsin energjetik, qytetari nuk di se si të mendojë, të jetojë në këtë vend sepse çdo i dyti e ka mendjen që të largohet dhe nuk guxojmë ta lodhim qytetarin me të arritura siç i quan VV, qeveri në detyrë”, ka deklaruar ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj./Gazeta Blic/
The post Shahini: Kosova rrezikon t’i humbas 90 milionë euro nga Banka Botërore për shkak të tensioneve politike appeared first on GazetaBlic.