Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Asociacioni i Komunave reagon ashpër, akuzon Ministrinë e Financave për ndërhyrje të paligjshme në proceset komunale

admin, June 29, 2025

Tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Pulse” ende po marrin trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut dhe sipas informacioneve, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Dy nga të lënduarit, tha ai, po trajtohen në Turqi dhe një është në Slloveni. Ka pacientë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike që ndodhen atje për shkak të seriozitetit të lëndimeve të tyre, ndërsa shëndeti i tyre është i qëndrueshëm, theksoi Aliu, duke shtuar se dy pacientë janë në një spital privat në RMV.

“Grupi i parë është aktualisht në Ponikva. Të rinjtë atje duan të vazhdojnë edhe më tej, kemi kërkesa nga disa prej tyre për të vazhduar me grupin e dytë. Grupi i dytë do të dërgohet me shumë mundësi në gjysmën e dytë të korrikut”, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

Grupi i parë prej 45 të lënduarve po i nënshtrohet rehabilitimit në vendpushimin e Ministrisë së Brendshme (MPB) në Ponikva. Ata janë nën kujdesin mjekësor të mjekëve specialistë nga Klinika për Kirurgji Plastike në Shkup, si dhe të fizioterapistëve nga Koçani dhe Shtipi.

Lidhur me akuzat e familjeve të të vdekurve në zjarrin në Koçan, për trajtim joadekuat në spitalin e Koçanit dhe mungesë të pajisjeve të përshtatshme, ministri tha se hetimi nga shërbimet kompetente duhet të japë përgjigje për shumë pyetje në lidhje me tragjedinë, raporton Zhurnal.mk.

The post Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes