Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Shefi ushtarak i Iranit shpreh dyshime në lidhje me armëpushimin me Izraelin

admin, June 29, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.

Marshi në Budapest është kthyer në një prej zërave më të fuqishëm opozitarë kundër Orbanit në vjetët e fundit, dhe besohet se mbi 100.000 njerëz e kanë sfiduar ndalesën policore dhe kërcënimet me gjoba.

Duke folur në një grup online të mbyllur me mbështetësit e tij, Orbani citohet të ketë thënë se politikanët e udhëzuar nga “Brukseli” u kanë kërkuar votuesve që të marrin pjesë, sipas medias lokale Index, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Prej ditës së djeshme ne jemi edhe më të sigurt se këta njerëz [politikanët opozitarë] nuk duhet të lejohen në kryesim të Qeverisë. Dhe nuk do t’i lejojmë”, citohet t’iu ketë thënë Orbani mbështetësve të tij.

Ai nuk ka ofruar asnjë dëshmi për komentet që ka bërë.

Ngjarja është organizuar nga komuna e Budapestit, e udhëhequr prej Gergely Karacsonyt, të cilin Qeveria e Orbanit e ka akuzuar ndër vite se është “kukull” e Brukselit.

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e Orbanit.

Orbani u ka thënë mbështetësve se marshi ka qenë “i neveritshëm”, duke përmendur në mënyrë specifike momentin kur disa burra kanë qenë me taka dhe me mbishkrime në duar për terapi hormonale.

Marshi është ndaluar me arsyetimin se ligji i miratuar në mars i pamundëson Paradat e Krenarisë, sepse duhet mbrojtur fëmijët nga ai stil jetese.

Kundërshtarët e Orbanit e shohin ndalesën si një tjetër vendim në drejtim të shtypjes së lirive demokratike para zgjedhjeve në nivel kombëtar që do të mbahen vitin tjetër.

Partia e Orbanit e ka dominuar jetën politike në Hungari në 15 vjetët e fundit./REL

The post Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes