Sipas Fabrizio Romano, Arsenali ka arritur një marrëveshje të plotë mbi kushtet personale të transferimit të mundshëm të Christian Mosquera.
“Topçinjtë” i shtuan përpjekjet e tyre për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Valencias disa ditë më parë.
Oferta e tyre fillestare prej rreth 14 milionë euro, u refuzua. Arsenali po përgatit një ofertë të dytë, duke shpresuar se një tarifë prej pak mbi 20 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme.
Mosquera sapo ka mbushur 21 vjeç, por ai tashmë ka shumë përvojë në La Liga, pasi debutoi në sezonin 2021/22. Kontrata e tij aktuale skadon pas 12 muajsh.
/GazetaBlic Sport
The post Cristhian Mosquera arrin marrëveshje për kushtet personale me Arsenalin appeared first on GazetaBlic.