Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE) po punojnë ngushtë me punëtorët e KEK-ut për modernizimin e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, raporton GazetaBlic.
Ky investim prej mbi 56 milionë eurosh, i realizuar nga vetë KEK-u, sipas Kurtit, është investimi më i madh në këtë termocentral që nga ndërtimi i tij.
Shkrimi i plotë:
Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro.
Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij. Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulët varësia nga importi.
The post Kurti: Investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”, mbi 56 milionë euro për modernizimin e turbinave appeared first on GazetaBlic.