Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Presidenti gjerman: Duhet të balancojmë me kujdes ligjin ndërkombëtar dhe miqësinë me Izraelin

admin, June 29, 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është shprehur se mosvotimi i opozitës në Kuvend është shkelje kushtetuese.

Sipas saj, qasja e opozitës në raport me të drejtat të cilat i kanë të përcaktuara për konstituim të Kuvendit po e bllokon me votën e tyre.

Bogujevci ka theksuar se funksionimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët.

“Të vetmit që janë duke shkelur kushtetutën për momentin janë pjesa e opozitës, për shkak se është tepër e qartë, e kemi thënë edhe më herët por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e dëshmon të njëjtën, ku si deputet je i obliguar të votosh, për, kundër apo abstenim. Janë 39 seanca ku nuk kanë marrë pjesë fare në votim dhe kjo është shkelje kushtetuese. Është një rend i ditës ku, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, të jepen dy opsione për votim, është proceduar në votim të mbyllur, këta refuzojnë të votojnë dhe kjo është shkelje kushtetuese. Qasja e opozitës në raport me të drejtat për të cilat i kemi të përcaktuara dhe që janë të qarta për konstituim të Kuvendit po e bllokon me votën e tyre. Funksionimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët. Edhe kur formohet kryesia nuk ka sens nëse thirren në atë që kanë njohuri në pjesën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese apo edhe rregullave të cilat janë të përcaktuara, të thuhet se ne po e shkelim kushtetutën”, ka deklaruar Bogujevci pas dështimit të seancës konstituive për të 39-ën herë.

The post Bogujevci: Mosvotimi i opozitës në Kuvend, shkelje Kushtetuese appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes