Faza e 1/8 së finales së Kupës së Botës për Klube sjell sot dy ndeshje tepër të rëndësishme, ku katër klub do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Në ndeshjen e parë të ditës, Paris Saint-Germain përballet me Inter Miami-n në orën 18:00. Francezët janë favoritë përballë skuadrës amerikane, por Inter Miami, me emra të njohur në përbërje si Messi, Suarez, Busquets e Alba, pritet të kërkojë surprizën në këtë turne prestigjioz.
Ndërkohë, në orën 22:00, një tjetër sfidë e madhe është ajo mes Bayern Munich dhe Flamengos. Gjermanët kërkojnë të tregojnë forcën e tyre, ndërsa skuadra e Brazilit janë të motivuar për të përfaqësuar me sukses futbollin amerikanolatin në këtë kompeticion.
Të dyja përballjet janë pjesë e fazës play-off, me fituesit që do të sigurojnë kalimin në çerekfinale, ku do t’i presin ekipe të tjera të nivelit të lartë.
The post 1/8 e finales së Kupës së Botës, dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot appeared first on GazetaBlic.