Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka komentuar takimin e djeshëm të Albin Kurtit me liderët politikë, duke theksuar se ka shfaqur nevojën për komunikim më të zgjeruar politik, raporton GazetaBlic.
Ajo shtoi se takimi gjithashtu ka nxjerrë në pah hipokrizinë, duke përmendur se subjekte të caktuara kishin linçuar Fatmir Limajn kur para tre muajve u prononcua se vendi ka nevojë për takime të tilla.
“Takimi i djeshëm e ka shfaqur nevojën për komunikim më të zgjeruar politik, por ka shfaqur edhe hipokrizi. Do të thotë se ka subjekte politike që na kanë linçuar, edhe Limajn, për prononcimet dhe nevojën që i ka diskutuar para tre muajve për këto bisedime, por dje u pa që të njëjtit iu përgjigjën ftesës”, tha Izmaku.
The post Izmaku: Limajn e linçuan kur u prononcua për nevojën e takimeve, por të njëjtit dje iu përgjigjen ftesës së Kurtit appeared first on GazetaBlic.