Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër, Albin Kurtin, pas takimit me liderët politikë, raporton GazetaBlic.
Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis, por kërkoi vetëm që të tjerët të nënshtrohen vullnetit të tij, pa kushte dhe pa debat.
Ajo theksoi se ky nuk është një proces demokratik, por një diktat i maskuar si kompromis.
Postimi i plotë:
Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis.
Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje.
Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci.
The post Çitaku: Në takim, Kurti na kërkoi vetëm t’i nënshtrohemi vullnetit të tij appeared first on GazetaBlic.