Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar në lidhje me interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, si parti e parë, është detyrë e çdo subjekti politik të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se kjo kërkon marrëveshje dhe negociata politike, pasi demokracia parlamentare kërkon konsensus, jo automatik.
Muharremi paralajmëron se nëse vazhdohet me keqinterpretimin dhe bllokimin e procesit, pas dështimeve të shumta, partia që nuk reflekton meriton ndëshkimin politik më të madh.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese ka qenë shumë e qartë. Ke të drejtë me propozu Kryetarin e Kuvendit, por duhet me i siguru vota dhe me e pas shumicën, sepse jemi demokraci parlamentare, jo autokraci. Kjo nuk është një e drejtë që ta garanton rezultatin me automatizëm.
Nëse je partia e parë, por nuk i ke të gjitha votat e nevojshme, duhet me bo marrëveshje politike, me negociu, me bo kompromise. Me propozu dikë që është i pranueshëm edhe për ata që të duhen për me i marrë votat.
Nëse këtë nuk do me kuptu, nëse qëllimisht po e keqinterpreton, atëherë po e bllokon me vetëdije vendin. Dhe nëse pas gati 40 herë dështime vepron njëjtë, pa reflektim, pa ndryshim, dhe gjithë shteti është në bllokadë dhe i paralizuar, atëherë e meriton ndëshkimin më të madh politik.
The post Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, atëherë e meriton ndëshkimin më të madh politik appeared first on GazetaBlic.