Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Aksident i rëndë mes dy veturave në Pogradec, lëndohen tre persona

admin, June 29, 2025

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë në mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të një proteste të organizuar nga studentët.

Më herët gjatë ditës janë organizuar dy protesta: njëra nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe tjetra nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pasi protesta e studentëve, e mbajtur në sheshin Sllavija është shpallur zyrtarisht e përfunduar, një grup i burrave të maskuar është përleshur me policinë në kryeqytetin serb.

Ata janë parë duke hedhur shishe dhe gjësende tjera drejt zyrtarëve policorë.

Të pranishëm në zonën e protestave ka shumë zyrtarë policorë, përfshirë njësitet e xhandarmërisë.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i ka dënuar ashpër “sulmet e pjesëmarrësve në marshin në sheshin Sllavija ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme”.

Ai ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të rikthyer rendin publik dhe që të gjithë ata që e kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht.

Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.

Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës. /REL

The post Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes