Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rama i shoqëruar nga Abdixhiku përuron tunelin e Kurrizit: Transformim i pjesës ikonike të Prishtinës

admin, June 28, 2025

Pas shtatë muajsh bllokadash dhe organizimesh simbolike, studentët serbë i dhanë fund ultimatumit të tyre për përmbushjen e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë me një protestë të paralajmëruar në sheshin Slavia në Beograd, nën moton “Shihemi në Vidovdan”.

Kërkesa e tyre e qartë është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe mbyllja e zonës së kontestuar “Caciland” në qendër të Beogradit.

Protesta nisi në orën 18:00, ndërsa deri në orën 21:00, kur skadoi zyrtarisht ultimatumi i tyre, situata në kryeqytet ndryshoi dinamikë.

Në një postim simbolik në rrjetet sociale, studentët njoftuan: “Ultimatumi ka skaduar”. Ky mesazh shkruhej në një ‘story’ në rrjetet sociale të shoqëruar me një fotografi të një semafori me dritë të gjelbër, një mesazh i qartë për të ecur përpara me veprimet e tyre.

Situata nisi të tensionohej në zonat përreth “Caciland”, ku forcat policore ishin vendosur me pajisje për shpërndarjen e protestuesve, përfshirë gaz lotsjellës. Kordonë policorë u vendosën në rrugët ‘Knez Milosh’, ‘Takovska’ dhe në afërsi të rrugës ‘Kral Milan’, si dhe te kalimi pranë kinemasë “Takwood”.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shfaq në Parkun e Pionierëve dhe iu drejtua mbështetësve të tij që kishin organizuar një “mbrëmje letrare” në kryqëzimin midis Bulevardit ‘Kral Aleksandar’ dhe ‘Knez Milosh’. Ai deklaroi se nuk është në dorën e tyre apo të partive politike nëse do të ketë dhunë gjatë mbrëmjes.

Nga skena e protestës në Slavia, një studente nga Beogradi u bë zëri i protestuesve, duke kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme të drejta parlamentare. Ajo deklaroi se kjo është rruga për të dalë nga kriza sociale që, sipas saj, është krijuar nga pushteti aktual. Ajo përfundoi fjalën me fjalët: “Sot, më 28 qershor 2025, ne e shpallim qeverinë aktuale të paligjshme”.

The post Studentët e shpallin jolegjitim pushtetin e Vuçiqit, kërkojnë zgjedhje appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes