Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donald Trump, John Bolton është më i qëndrueshëm se 35 vite më parë, ai thotë se ka arsye për t’u shqetësuar për ndezje të ndonjë konflikti, bazuar edhe në kontekstin e ngjarjeve historike.
“Ka arsye për tu shqetësuar, ne i dimë të gjitha ngjarjet historike dhe Ballkani është më i qëndrueshëm se 35 vite më parë kur u shpërbë ish-Jugosllavia dhe ish Bashkimi Sovjetik, por shumë çështje janë pezull dhe të paqarta dhe mendoj se duhet të shikoni përpjekjet ruse në Rumani për të prekur zgjedhjet dhe politikën në rajon që është me të vërtetë diçka e rrezikshme”, deklaroi Bolton në A2 CNN.
Sa i përket interesit të Uashingtonit për Ballkanin, Bolton thekson se duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje, për shkak edhe të ndikimit rus.
“Mendoj se SHBA duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje gadishullit të Ballkanit pavarësisht miqve tanë ne Evropës Perëndimore ku ne lamë disa çështje në dorë të tyre. Në Ballkan nuk kemi parë shumë progres ndaj për shkak të faktorëve historikë dhe përpjekjeve ruse për të patur influencën e vet si në hapësirë e ish-Repuplikës Sovjetike dhe Evropën Lindore e Qendrore. Mendoj se Ballkani do të ngrihet si skenë e rëndësishme ndaj përfaqësuesit e qeverive në Ballkan do të jenë në interesin e SHBA-së”.
“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin”. Këtë përgjigje dha ish-këshilltari i sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump për mosmarrëveshjet në çështjen e dialogut Kosovë Serbi.
Ai tha zgjidhja e konfliktit nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë.
“Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të patur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë , por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë p.sh në rastin e Maqedonisë duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”.
The post Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë appeared first on GazetaBlic.