Tashmë është zyrtare se skuadra e Drenicës do të privatizohet.
Drenica ka njoftuar sot gjatë ditës se ceremonia e privatizimit të klubit do të bëhet të hënën në ambientet e klubit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Pronari i ri i klubit pritet të jetë Faton Seferi, një biznismen mjaft i fuqishëm në Augsburg.
Megjithatë, burime të sigurta të GazetaBlic Sport mësojnë se afër Seferit do të jetë edhe një gjerman, i cili është Thomas Wustefeld.
Thomas Wustefeld ka mjaft përvojë në Gjermani dhe do jetë një aset i madh i klubit për të ardhmen.
Zyrtarët e KF Drenicës nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë për mediumin tonë, teksa mbetet për tu parë të hënën kur bëhet prezantimi zyrtar i pronarëve të rinj.
Kujtojmë se para 26 ditësh, mediumi ynë raportoi ekskluzivisht për privatizimin e ekipit të Drenicës.
/GazetaBlic Sport
The post Ekskluzive | Thomas Wustefeld nga Gjermania investitorë tek KF Drenica appeared first on GazetaBlic.