Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Arifi: Ftesa për konsultime me partitë politike doli të jetë mashtrim nga Albin Kurti

admin, June 28, 2025

Pas dështimit të takimit të Kurtit me krerët e partive politike ku nuk është gjetur asnjë zgjidhje për krizën politike, ka reaguar njohësi i zhvillimeve politike, Shenoll Muharremi.

Muharremi tha se fatkeqësisht doli i saktë parashikimi i tij ku kishte deklaruar se nuk pret asnjë zgjidhje.

Ai tha se “takimi është vetëm tentim për me shpërnda fajin, jo për me gjetë zgjidhje’

“Rezultatet e fundit të Omnibus, ku rreth 80% e qytetarëve e mbajnë fajtor e përgjegjës LVV-në, dhe ku partia ka pësuar rënie prej 5 pikë përqindje që nga shkurti, duke zbritur në rreth 37%, e kanë shqetësu tej mase Vetëvendosjen. Por ajo nuk po gjen dot mekanizma për me dalë nga kurthi ku e ka futur vetveten” shkruan Muharremi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Dje dhe sot pata dy-tre shkrime rreth takimit të kryetarëve të partive për krizën institucionale. Shkova që nuk kam as pritje e as besim që dicka pozitive do të rezultoj nga kjo. Fatkeqësisht, doli 100% e saktë ajo që parashikova:

a. Takimi është vetëm tentim për me shpërnda fajin, jo për me gjetë zgjidhje.

b. Po të kishin vullnet LVV dhe Kurti me zhblloku situatën, e kishin ba për një minut dhe Kuvendi konstituohej brenda ditës.

c. Rezultatet e fundit të Omnibus, ku rreth 80% e qytetarëve e mbajnë fajtor e përgjegjës LVV-në, dhe ku partia ka pësuar rënie prej 5 pikë përqindje që nga shkurti, duke zbritur në rreth 37%, e kanë shqetësu tej mase Vetëvendosjen. Por ajo nuk po gjen dot mekanizma për me dalë nga kurthi ku e ka futur vetveten.

Pra, me këtë mendësi që është kriju, kriza nuk zgjidhet. Me qëndrime të ngurta dhe mosbesim të thellë, nuk ka rrugëdalje. E nëse i shtojmë edhe keqinterpretimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo tregon që ne po rrezikojmë me hy në një fazë të re, shumë më të thellë e të rrezikshme të pasigurisë pas një muaji.

 

The post Muharremi: LVV-ja nuk po gjen dot mekanizma për me dalë nga kurthi ku e ka futur vetveten! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes