Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

admin, June 28, 2025

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se shkuan me shpresë në takimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, por sipas saj, nuk pati konsensus.

Ajo tha se ndonëse AAK-ja ka kërkuar konsensus, partia në pushtet nuk ka pranuar asnjë ofertë.

“Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë. Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdojmë me procedura të njëjta, nesër prej nesër do të vazhdohet me praktika të njëjta ata po e shkelin Kushtetutën qëllimshëm”, tha deputetja Kadrijaj.

Tutje, Kadrijaj shpreson se Kurti do të reflektojë dhe pret që forma e votimit në mënyrë të fshehtë, të kthehet në atë ta hapur.

“Të kthehet çështja e votimit në votim të hapur. Është e drejta e VV-së të kandidojë secilin që do, por obligimi i tyre është me i siguru 61 vota që me e kalu zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Forma dhe mënyra e përzier që me u votu kryetari i kuvendit, nuk ka sens, praktika që nuk janë praktikuar më herët. Po insistojnë në këtë praktikë që është antiligjore, dhe në formën e prerë Kushtetuesja ka thënë që të votohet ashtu siç kanë qenë praktikat e mëhershme, këta po e përziejnë”.

The post Kadrijaj: Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi asnjë ofertë nga partitë e tjera appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes