Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike dhe për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të ri.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u shpreh i zhgënjyer pas përfundimit të diskutimeve, duke e cilësuar mbledhjen si një “farsë publike”.
“Qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta sikurse para takimit”, deklaroi Abdixhiku.
Takimi u zhvillua në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar afatin prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit.
The post Abdixhiku pas takimit: Takimi një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara appeared first on GazetaBlic.