Kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Iranit, një numër i madh i izraelitëve për disa javë kanë mbetur në Shqipëri.
Top Channel shkruan se për të gjithë këta është organizuar një udhëtimnë brigjet e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit, falas nga një nismë solidariteti e mikpritjeje shqiptare.
Njëta nga organizatoret Sonila Kosta ka thënë se këtë e bënë që të tregojnë vlerat që kanë shqiptarët.
“Jemi në Sazan dhe Karaburun me një grup të madh turistësh nga Izraeli. Organizuam një festë shumë të bukur për ta këtu këtë fundjavë për t’u përcjellë një nga vlerat më të çmuara që kemi si shqiptarë ,mikpritjen. Ne përcjellim te ata zërin e paqes, dritën e shpresës për një botë sa më të qetë dhe të bashkuar”, u shpreh Kosta.
Mes turistëve ishte edhe Assaf Binder, sipërmarrës izraelit që prej 18 vitesh jeton e punon në Shqipëri.
“Jemi në Karaburun, ku kam punuar për më shumë se një dekadë. Sot kthehem sërish këtu me një grup turistësh nga Izraeli që për shkak të luftës mbetën në Shqipëri. Ishte një ditë e mrekullueshme për të gjithë. Janë të gjithë të kënaqur dhe presim që ky sezon turistik të sjellë një fluks të jashtëzakonshëm turistësh nga Izraeli”, tha Binder.
Vizita e në ishull u shty edhe nga kurioziteti se në Sazan do ndërtohet projekti i Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.
Një udhëtim i shndërruar në mesazh shprese ku Shqipëria jo vetëm që mirëpriti, por tregoi se në kohë pasigurie, paqja, solidariteti dhe mikpritja janë pasuritë më të mëdha që një vend mund të ofrojë.
The post Një numër i madh i izraelitëve mbesin në Shqipëri kur filloi konflikti me Iranin appeared first on GazetaBlic.