Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti para takimit: Ta shohim kush po vjen

admin, June 28, 2025

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë manifestimit të Vidovdanit, për shkak se të njëjtit kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe të cilët posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Nga policia është bërë e ditur edhe se pavarësisht arrestimeve, s’është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve.

Po ashtu, nga Policia është deklaruar se manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.

‘‘Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit’’, thuhet në njoftim.

Tutje, PK-ja ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe se i ka siguruar ata policia do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore.

Njoftimi i plotë:

The post Policia shoqëron në stacion policor 17 persona të cilët kanë provokuar masën gjatë festës së ‘Vidovdanit’ appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes